1 milion e 200 mijë lule do të mbillen në pranverë nga “Hortikultura” (VIDEO)

1 milion e 200 mijë lule do t’i mbjellë në kryeqytet, në pranverë, ndërmarrja publike “Hortikultura”.

Sipas Defrim Hafizit, koordinator i lulishtes së kësaj ndërmarrje të komunës, 400 mijë prej tyre do të jenë lule shumë vjeçare të llojit “Viola”, ndërsa pjesa tjetër janë sezonale, njofton Rahoveci.info.

Sipas tij, mbjellja e tyre do të bëhet në lagjet kryesore të Prishtinës, e për herë të parë këtë vit një sasi e konsiderueshme e luleve do t’ju jepet shkollave të kryeqytetit dhe qendrave të mjekësisë familjare.

Lajmet 1 milion e 200 mijë lule do të mbillen në pranverë nga “Hortikultura” (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!