797 raste aktive me COVID në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, aktualisht në vend janë 797 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara është shënuar një vdekje nga ky virus, ndërkaq  janë regjistruar edhe 47 infektime të reja.

Janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 892.

Në 24 orët e kaluara janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës.

Deri më sot 818 mijë e 72 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 98 mijë e 500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Lajmet 797 raste aktive me COVID në Kosovë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!