Bordi i ShSKUK-së reagon pas akuzave nga deputetët e Komisionit për Shëndetësi

Bordi i ShSKUK-së ka reaguar në lidhje me, siç i kanë quajtur ata, “manipulimet me disa të dhëna të paraqitura nga disa deputetë të Komisionit për shëndetësi”, në takim e mbajtur më 9 mars me  Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Duhet sqaruar se shumica dërmuese e të dhënave të paraqitura nga disa deputetë në takimin e këtij komisioni, veçanërisht të deputetëve Shkreta dhe Haxhiu janë paraqitur në mënyrë të gabuar me qëllim të arsyetimit të kërkesës së tyre për shkarkim të Bordit të ShSKUK-së”, thuhet në reagimin e bordit.

“Deputeti Shkreta thirrej në mes tjerash, në gjetjet e klasifikuara nga raporti i Zyrës Kombëtare të Auditit për vitin 2020 në ShSKUK, por qëllimshëm ‘harron’ të potencojë se në mesin e të gjeturava është kontrata për sigurimin fizik në QKUK e cila është nënshkruar disa muaj para se Bordi i tanishëm ka marrë detyrën. Të njejtën kontratë, Bordi i tanishëm i ShSKUK e ka procesuar në Prokurori pasi që ky raport e ka klasifikuar si të jashtëligjshme shumë muaj para se deputeti Shkreta e ngritë si çeshtje në takimin e datës 09.03.2022”, thuhet tutje në reagim.

“Sa i përket të ashtuquajturit “krim të organizuar” me blerje të 10.2 milion eurosh barna që nuk janë përdorur në ShSKUK, kjo gjithashtu paraqet keqinterpretimin e radhës nga deputeti Shkreta i të dhënave të pranuara nga ShSKUK, pasi që duhet sqaruar se shifra 10.2 milion euro ka të bëj më stokun total të të gjtha barnave dhe materialit harxhues që ka qenë i pranishëm në ShSKUK (QKUK dhe gjitha Spitalet e përgjitshme në Kosovë) në fund të vitit 2020 (duke përfshirë edhe donacionet). Të gjitha këto barna dhe materiale mjekësore janë shfrytëzuar plotësisht në muajt pasues dhe kjo sasi e stokut ka qenë më se e mirëseardhur për të ofruar shërbime shëndetësore dhjetëra-mijëra pacientëve në gjithë Kosovën në kohën e valëve të infeksionit me COVID 19 gjatë vitit 2021”.

Për çështjen e listave të pritjes, ShSKUK tha se ato ekzistojnë prej vitesh për disa shërbime në klinika të caktuara siç është rasti në Klinikën e Ortopedisë, Kirurgjisë Vaskulare, apo degëve tjera dhe “nuk është që këto lista janë krijuar vitin e fundit”.

“Për akuzën nga deputeti Bekim Haxhiu se “Bordi e ka vu në lajthitje qeverinë” për inaugurimin e Spitalit të Fëmijëve, “Sheika Fatima” në QKUK, ShSKUK thotë se i gjithë procesi i ndërtimit, përfshirë edhe ngjarjen e inagurimit janë organizuar përmes një mekanizmi jashtë ShSKUK-së të udhëhequr nga donatori, përkatësisht familja mbretërore nga Emiratet e Bashkuara Arabe në koordinim me Presidencën e Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në reagim, përcjell Klankosova.tv.

“Sa i përket kontratës për ndërtimin e aneksit për Klinikat e Hemato-Onkologjisë dhe Nefrologjisë në QKUK, ky është projekt që është inicuar ende pa u emëruar Bordi i tanishëm i ShSKUK-së dhe duhet theksuar se edhe ne si Bordi i ShSKUK jemi të befasuar me vonesën në dhënien e lejës për fillimin e ndërtimit të këtij aneksi. Procedurat e kontraktimit si dhe të marrjes së lejës për këtë projekt ishin të planfikikuara të shkonin në mënyrë paralele më të vetmin qëllim që personelit të Klinikave të Hemoto-Onkologjisë dhe Nefrologjisë sa më parë t’ju krijoheshin kushte adekuate të punës për trajtimin e pacientëve. Është e nevojshme të theksohet se në kuadër të kësaj kontrate nuk është kryer asnjë pagesë deri më tani si dhe është duke u diskutuar në mënyrë intenzive me drejtorinë përkatëse të Komunës së Prishtinës që leja e ndërtimit për këtë aneks të merret sa më shpejtë”, përfundon komunikata e bordit.

Lajmet Bordi i ShSKUK-së reagon pas akuzave nga deputetët e Komisionit për Shëndetësi >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!