Osmani në Antalia zhvillon disa takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime në Antalia të Turqisë përfundimit të diskutimeve brenda panelit në Forumin Diplomatik.

“Në vazhdën e takimeve, Presidentja Osmani ka takuar edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Sefik Dzaferoviq dhe kryeministrin e nominuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilët diskutoi për zhvillimet në rajonin tonë, rëndësinë e përshpejtimit të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian si dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal për tejkalimin e sfidave dhe barierave me të cilat përballemi”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.

Pos tyre Osmani është takuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe me liderë të tjerë botërorë,

“Presidentja Osmani  poashtu ka takuar Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo, Kryeministrin e Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Singaporit, si dhe përfaqësues të disa shteteve jonjohëse. Në takime të ndara, Presidentja poashtu bisedoi me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, znj.Helga Schmidt,  Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Turkfolëse si dhe me deputetin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk”.

 

 

Lajmet Osmani në Antalia zhvillon disa takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!