Rastet e dhunës në familje në rritje, apelohet për sa më shumë psikologë (VIDEO)

Rexhie Gagica nga Rogana e Kamenicës, që jeton me pesë fëmijët e saj dhe vjehrrin, është në proces gjyqësor për dhunën fizike që ky i fundit ka ushtruar ndaj saj.

Në kushte të rënda ekonomike, ajo jeton në një dhomë të shtëpisë, teksa në tjetrën është babai i bashkëshortit të saj, i cili u largua nga shtëpia tash e disa vjet duke lënë pas një mori borxhesh, njofton Rahoveci.info.

37-vjeçarja deklaron se edhe kur ishte në Kosovë burri i saj, ai ushtronte dhunë edhe ndaj fëmijëve.

Vjehrri 79-vjeçar, e pranoi se e ka sulmuar të renë, të cilën e akuzon për kërcenim ndaj tij, e rrahje të nipërve e mbesave të tij.

Rasti i tyre ende nuk është zgjidhur në Gjykatën Themelore në Gjilan, ku konfirmuan se ndaj të dëmtuarës është lëshuar urdhër mbrojtjeje.

Derisa të përfundon kjo çështje, Gagica, kërkon t’i bëhet një vendbanim me fëmijët e saj, meqë e ka zor t’ia dal me një ndihmë sociale.

 

Lajmet Rastet e dhunës në familje në rritje, apelohet për sa më shumë psikologë (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!