Sot varroset ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova

Sot në ora 15 do të mbahet ceremonia e varrimit të ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

Mirëpo para varrimit të tij, prej orës 9 deri në 13, do të bëhen homazhe në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Adem Jashari” në Istog.

Nga ora 13 deri në 14 do të mbahet një mbledhje në nderim të jetës dhe veprës së Rugovës, në amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës, shkruan Klankosova.tv

Ndërkaq nisja e funeralit për në varrezat e fshatit Cerrcë do të bëhet në ora 14 deri në 15.

Kujtojmë se Haki Rugova ka ndërruar jetë të mërkurën, më 9 mars.

Lajmet Sot varroset ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!