Gruaja që lindi 2 fëmijë, por i rriti 30, kërkon një kopsht me oborr (VIDEO)

Mejreme Kadria nga Drobeshi i Vitisë, për afro dy dekada është përkujdesur për 30 fëmijë të braktisur e në nevojë.

Si familje strehuese këta marrin një shumë parash nga shteti, por ka raste që ju duhet ndihmë.

Kjo, meqë një nga fëmijët që aktualisht e ka nën përkujdesje është me terapi per qetësim.

Disa kërkesa kjo i ka parashtruar edhe në komunë por të cilat kanë të bëjnë me shumë me rregullimim e kushteve për fëmijët, sic është kopshti i lojrave.

Në nivelin lokal ka një nismë për ti dalë në ndihmë.

Drejtoresha e Shëndetësisë edhe e Mirëqenies Sociale, Merrushe Ahmeti, i tha Klanit se ka arritur marrëveshje me një pediatër që do t’i kryej shërbimet falas për këta fëmijë, e në bisedime është edhe me një farmacist.

Lajmet Gruaja që lindi 2 fëmijë, por i rriti 30, kërkon një kopsht me oborr (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!