Javën e ardhshme pritet të vazhdojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Mykhailo Podoliak, këshilltari i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se bisedimet Rusi-Ukrainë mund të vazhdojnë javën e ardhshme.

“Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella kundër-ligjore, do të planifikohet një takim, pra raundi i katërt i negociatave”, tha ai.

Sipas tij, edhe në këtë raund pritet të bisedohet për një zgjidhje politike, e mbi të gjitha për një zgjidhje ushtarake, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ndoshta nuk është e nevojshme të shkojmë më tej dhe të bëjmë vetëm biseda. Ne i kemi diskutuar të gjitha çështjet, tani po përpiqemi t’i paketojmë këto çështje në disa formate ligjore”, tha tutje Podoliak.

Lajmet Javën e ardhshme pritet të vazhdojnë bisedimet Rusi-Ukrainë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!