Lufta eventuale shqiptaro-serbe, kufirin e shtynë deri te “Molla e kuqe”!

Lufta eventuale shqiptaro-serbe, kufirin e shtynë deri te “Molla e kuqe”!
Rahoveci INFO – – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Gjitha gjasat janë që lufta në Ukrainë do zgjas edhe për shumë arsye. Një arsye e logjikshme dhe shumë racionale është edhe ajo se Rusia invazionin e ka planifikuar dhe projektuar si një angazhim ushtarako mediatik, i cili do zhvillohet shpejt dhe furishëm (në formë dhe përmbajtje të një blic krig-ut), ndërkaq, gjithë planimetria ushtarake globale flet se ky invazion, do zgjas me muaj të tërë. Kjo pastaj do reflektoj në pamundësinë që të hapë fronte tjera të luftës, bile as për një BiH të vogël. Kësaj kur i shtohet edhe një problem tjetër shtesë, ku Hungaria, Kroacia dhe Bullgaria kanë kaluar në anën e BE-së dhe NATO-s. Putini, s’ka asnjë shanse teorike të hap ndonjë korridor qoftë ai tokësor apo ajror, për në Ballkan.

2. Një tjetër parametër që strategët e gjeopolitikës globale, kur analizojnë “shëndetin” sociopolitik të Ballkanit, është edhe dyfytyrësia a Presidentit serb Aleksandër Vuçiq, (që e quajnë edhe si Putini i vogël) apo ulja e tij në “dy karrige”! Sepse, Ai në prononcimet e Tija publike fillimisht mbështeti integritetin e Ukrainës dhe iu bashkua dënimit të Rusisë, por e paraqiti atë si presion formal, e në ndërkohë nxitoi t’i shpjegonte Putinit se ky “dënim” është vetëm verbale, sepse rezoluta e OKB-së nuk prodhon e as nuk e detyron askënd!

3. Aleksandër Vuciq, po ashtu refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke dërguar kështu mesazhe se dënimi është thjesht një formalitet jodetyrues. Ai aktin e mbështetjes së integritetit të Ukrainës, nuk e bëri (ashtu si mendojnë edhe ca nga Brukseli e Washingtoni) shkaku i Ukrainës, por, shkaku i interesave serbe që Ai ende i projekton në Kosovë. Ai defenitivisht po dërgon kështu mesazh shumë të qartë; se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sepse, duke e neglizhuar këtë njohje Ai e mbanë vetën në pushtet deri në pensionim, por, njëkohësisht edhe e prolongon një luftë eventuale me shqiptarët, të cilën sikur ta niste tani dhe në këto rrethana….Ai e di se kufiri shqiptaro serb, do shtyhet deri te “Molla e kuqe”!…

Serbia fare nuk është e interesuar për luftë të cilën e di se do ta humb paraprakisht…! Rusia, do dal fituese e ndonjë cope teritorri. Ama në planet tjera do dal e humbur…

Lajmet Lufta eventuale shqiptaro-serbe, kufirin e shtynë deri te “Molla e kuqe”! >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!