Me vetura, serbët në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës

Në Beograd të Serbisë më 13 mars u mbajt një ngjarje në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.

Kjo protestë u organizua nga grupi i krahut të djathtë “Patrulla Popullore”.

Sipas Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, disa vetura, që kishin simbolin ‘Z’ dhe me flamuj rusë dhe serbë, protestuan duke parakaluar pranë qendrës “Sava” në Beograd.

Simboli ‘Z’ është parë në tanket ruse gjatë luftimeve në Ukrainë. Ky simbol po përdoret edhe nga personat që po e mbështesin vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për pushtimin e Ukrainës.

Protestuesit, së bashku me veturat e tyre, parakaluan në disa rrugë të kryeqytetit rusë, dhe pjesëmarrësit brohoritën “serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”.

Edhe më 4 mars, në Beograd ishte mbajtur një protestë në mbështetje të Rusisë, ku mijëra persona dolën para Ambasadës ruse dhe para misionit diplomatik të Bjellorusisë.

Rusia ka nisur më 24 shkurt një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës. Shtetet perëndimore, por edhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor, kanë vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të agresionit ndaj Rusisë. Serbia ka refuzuar që t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. /REL

Lajmet Me vetura, serbët në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!