Vrasja e gazetarit amerikan në Ukrainë, reagon AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas vrasjes së ish-korrespondentit të New York Times, Brent Renaud, sot nga forcat ruse në Irpin afër Kievit.

“AGK-ja mbështet kolegët tanë, gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të të gjitha shteteve, të cilët po raportojnë nga zona e konfliktit Ukrainë – Rusi”, thuhet në njoftimin e AGK-së të lëshuar në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, i plagosur raportohet se nga luftimet në Ukrainë ka mbetur edhe një gazetar tjetër.

Lajmet Vrasja e gazetarit amerikan në Ukrainë, reagon AGK-ja >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!