Borrell e pranon që Rusia ia hapi sytë BE-së për Ballkanin (VIDEO)

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nisi turneun e tij diplomatik në Ballkanin Perëndimor.

Ndalesa e parë ishte Shkupi i Maqedonisë së Veriut.

Pas takimeve me presidentin, Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Borrell tha se integrimi në BE të perëndimit të Ballkanit tashmë është prioritet i Brukselit.

Ky ndryshim i madh vjen pas zhvillimeve në lindje të Evropës. Rusia ka nisur sulmin ushtarak mbi Ukrainë të cilin akt Borrell e quajti “sulm barbar” e “luftë e Putinit”, njofton Rahoveci INFO.

“Ky rajon i tërë është prioritet strategjik për neve. Jemi të përkushtuar që perspektivën e tyre evropiane ta bëjmë realitet. Folëm sot për këtë çështje, sikur folëm edhe për implikimet e gjëra që lufta i ka për Ballkanin Perëndimor dhe për mënyrat sesi BE-ja të ndihmojë për të tejkaluar pasojat dhe të bëheni të qëndrueshëm”.

Ai tha se do t’i shtyjë përpara propozimet që i quajti “ rritje të mbrojtjes dhe sigurisë në rajon”.

“Këtu bëhet fjalë për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë evropian. Kjo na prek të gjithëve, në aspektin ekonomik e politik. Ju afekton juve në këtë rajon, BE-në dhe balancat botërore. Na duhet të flasim me vendet e ardhshme anëtare të Unionit siç jeni ju që të ngrisim zërin tonë dhe të veprojmë së bashku”, tha kryediplomati i Unionit Evropian.

Pas Maqedonisë së Veriut, Borrell shkon për vizitë në Shqipëri dhe Bosnjë Hercegovinë.

 

Lajmet Borrell e pranon që Rusia ia hapi sytë BE-së për Ballkanin (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!