Busek ua kishte hapur derën studentëve shqiptarë të dëbuar nga universitetet në Kosovë (VIDEO)

Ish-zv/kancelari i Austrisë dhe njëri ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës, Erhard Busek, ka vdekur sot në moshën 81-vjeçare.

Ai vizitën e tij të parë në Kosovë e pati në vitin 1987, ku edhe zhvilloi takime me fytyra të politikës në atë kohë.

Busek ishte personi i parë që e mundësoi pranimin e studentëve kosovarë në universitetet e Austrisë, në periudhën kur Slobodan Millosheviqi e kishte mbyllur Universitetin e Prishtinës.  Këtë e bëri me vendim, sa ishte ministër i Arsimit të Austrisë ai kishte pranuar për vizitë studentë nga Kosova.

I ndjeri çdo herë kishte lobuar dhe e kishte mbështetur luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi.

Në vitin 2009, Erhard Busek kishte marrë titullin Doktor Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Erhard Busek, ishte edhe koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore që ekzistonte nga vitit 1999. Ky institucion kishte për detyrë përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar këtë rajon. Vendet që ishin përfshirë në programin e ndihmave të Paktit të Stabilitetit ishin: Kosova, Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi.

Rrëfimin për vendimin që t’i pranojë studentët shqiptarë nga Kosova, Busek e kishte rikujtuar edhe në dokumentarin e Rahoveci.info “Miqësia e panjohur e austriakëve”, dedikuar ndihmës që ky vend dhe populli i tij i dhanë rrugëtimit të Kosoëvs deri në pavarësi.

Lajmet Busek ua kishte hapur derën studentëve shqiptarë të dëbuar nga universitetet në Kosovë (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!