Detaje nga operacioni “Pika” ndaj zyrtarëve policorë, priten dhjetëra arrestime

Operacioni “Pika” ndaj zyrtarëve policor për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës është duke vazhduar ende.

Sipas njoftimit nga Inspektorati Policor i Kosovës, nga aksioni në Gjakovë e Prizren, pritet të arrestohet dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast, kryesisht zyrtarë të policisë kufitare dhe disa zyrtarë doganorë.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale janë duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren.

Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë.

Lajmet Detaje nga operacioni “Pika” ndaj zyrtarëve policorë, priten dhjetëra arrestime >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!