Handanovic me fjalë të mëdha për paraqitjen e Etrit Berishës

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Torino.

Kampioni në fuqi i Italisë ka bërë një hap fals në luftën për titull të kampionit duke mos arritur tri pikët nga ky udhëtim i vështirë. Por ishte portieri shqiptar Etrit Berisha që ia bëri të pamundur fitoren Interit, pasi prishtinasi bëri pritje të jashtëzakonshme në këtë sfidë.

Pas ndeshjes edhe homologu i Berishës, kapiteni i Interit, Samir Handanovic ka lavdëruar paraqitjen e reprezentuesit shqiptar.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, provuam të ndryshonim diçka në këtë ndeshje duke luajtur me topa të gjatë”.

“Kishim rastet tona, por një bravo e madhe edhe për Berishën që bëri pritje të shumta dhe fantastike”, deklaroi Handanovic.

Për Berishën ndeshja ndaj Interit ishte e dyta këtë edicion në Serie A me fanellën e Torinos, por falë paraqitjeve fantastike të tij vështirë se serbi Savic do të mund të rikthehet më si titullar te Torino.

Lajmet Handanovic me fjalë të mëdha për paraqitjen e Etrit Berishës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!