Nuk i kemi kërkuar Kinës ndihmë ushtarake, thotë Rusia

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Rusia nuk i ka kërkuar ndihmë ushtarake Kinës dhe se siç tha ai ka “potencial të pavarur për të vazhduar” siç e quan “operacionin e saj special në Ukrainë”.

Ai thotë se planet e Rusisë për operacionin në Ukrainë do të “realizohen plotësisht” dhe në përputhje me orarin fillestar.

Kremlini ka thënë gjithashtu se komentet nga SHBA-ja dhe BE-ja në lidhje me operacionin që nuk shkon siç do të dëshironte presidenti Vladimir Putin, janë vërejtur në Moskë, sipas Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Nuk i kemi kërkuar Kinës ndihmë ushtarake, thotë Rusia >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!