Abdixhiku: Kryeministër, të lutna lidhe zëvendëskryeministrin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, derisa ishte duke e mbajtur fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë “që ta lidh zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin”.

Kreu i LDK-së shtoi se Bislimi nuk është duke u treguar respekt ndaj tij derisa ishte duke folur në parlament, njofton Klankosova.tv.

“Kryeministër, të lutna lidhe zëvendëskryeministrin, tregon respekt minimal në fjalim, mund ta bëjmë edhe ndryshe por e keni mundësinë këtu në mikrofon, këtu në formë tolerante dhe njerëzore të diskutoni,  lidhe?”

“Po tregoni respekt minimalist për diskutimet që po i bëjmë këtu, nëse doni mund ta bëjmë edhe ndryshe”, ka thënë Abdixhiku./Klankosova.tv/.

 

Lajmet Abdixhiku: Kryeministër, të lutna lidhe zëvendëskryeministrin >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!