Armand Duka rizgjidhet president i FSHF-së për herë të gjashtë

Armand Duka është rizgjedhur president i FSHF për herë të gjashtë teksa mposhti në këtë garë dy kandidatët e tjerë, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.

Duka u rizgjodh me shumicë votash në Asamblenë e Përgjithshme teksa nga 43 votues, fitoi 37 vota, kundër vetëm katër që mori Starova ndërsa nuk pati asnjë votë pro Shakohoxhës, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme për gabime teknike.

Pas rizgjedhjes si president, Duka ka thënë se do të mundohet t’i korrigjoj të gjitha vërejtjet që ka marrë rreth punës së tij, derisa i ka falënderuar për besimin e dhënë të gjithë votuesit e tij.

“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lej pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falënderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”. /Rahoveci info/

Lajmet Armand Duka rizgjidhet president i FSHF-së për herë të gjashtë >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!