Bajrami: Qeveria nuk bëri asgjë, ajo çka po ndodhë me çmimet është frikësuese

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur sot kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, për siç thotë, nuk bëri asgjë për parandalimin e ngritjes së çmimeve apo që kjo të mos vërehet në xhepin e qytetarëve.

”Ju dhe kjo qeveri duhet të menaxhoni me kriza të tilla”.

”Ju nuk po menaxhoni me ndërhyrjet e juaja. Ju kemi dëgjuar të krekoseni për rritjen ekonomike të vitit 2021. Por nuk mundesh me folë për diçka çka ke fitu, pa tregu çka ke humb”.

”Sot ngritja e çmimeve është bërë pandemi e dytë. Ajo çka po ndodhë me çmimet sot është frikësuese. Qeveria jonë nuk bëri asgjë”, njofton Klankosova.tv.

 

Lajmet Bajrami: Qeveria nuk bëri asgjë, ajo çka po ndodhë me çmimet është frikësuese >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!