Durmishi për stikersat: Do ta lehtësojë identifikimin e veturave të paregjistruara (VIDEO)

Nga një stiker do t’i ngjitet secilit automjet që merr leje qarkullimi, pasi ta ketë kryer edhe sigurimin njëvjetor.

Në lidhje me këtë, në “Edicionin Special” në Rahoveci.info ka folur Hysen Durmishi, zëvëndësministri i  Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai tha se vendosja e këtyre sikersave do ta lehtësojë identifikimin e veturave të paregjistruara.

“Vendosja e stikersave do ta bëjë më të lehtë identifikimin e veturave të paregjistruara. Secila veturë që regjistrohet do ta ketë stikersin dhe do të kemi më të lehtë idenfikimin e veturave të paregjistruara  dhe kjo ndikon që ato automjete të mos dalin në qarkullim sepse do të identifikohen dhe gjobiten”, tha ai.

Ai tha se një stikers i tillë nuk mund të falsikohet, sepse edhe kjo është lehtë e identifikueshme, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk mund të falsifikohet sepse secili i ka masat e sigurisë dhe barkodin dhe vetëm nëse skanohet, dalin të dhënat e pronarit të atij automjeti, pra lehtë mund të identifikohet nëse stikersi është i ndonjë automjeti tjetër. Jemi të bindur qe brenda një viti, kur të jenë vendosur stikersat në të gjitha veturat do ta kemi një gjendje krejt tjetër, krahas edhe masave të tjera që do t’i ndërmarrim, do ta ulim nën pragun 5 përqind numrin e automjeteve të paregjistruara e që është edhe një prej kritereve kryesore që të aplikojmë për t’u pajisur me kartonin e gjelbërt”, tha ai.

Durmishi u shpreh se këta stikersa vërehen nga distanca, por çështjen e falsikifimit të tyre duhet ta verifikojë policia.

Zëvëndësministri foli edhe për lirimin nga pagesa për 50 përqind të disa kategorive të caktuara që udhëtojnë me autobusë ndërurban.

Ai për këtë vendim tha se ka bazë të fuqishme ligjore dhe e konsideroi si të drejtë, siç tha ai për shkak se gjendemi në një situatë ku ka ngritje enorme të çmimeve të shumicës së produkteve.

Në lidhje me këtë, janë paralajmëruar edhe protesta, për të cilat Durmishi tha se është e drejtë e tyre të reagojnë.

“Ne jetojmë në një shtet demokratik dhe protestat janë mjet demokratik, unë i inkurajoj të gjithë ata që po vlerësojnë se po u bëhet e padrejtë, të reagojnë, por unë konsideroj se në këtë rast nuk është arsye, sepse vendimi është edhe ligjor edhe i drejtë”, u shpreh tutje ai.

Lajmet Durmishi për stikersat: Do ta lehtësojë identifikimin e veturave të paregjistruara (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!