Inteligjenca britanike paralajmëron: Rusia ende po planifikon sulmin kimik me “flamur të rremë”

Sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, thuhet se Rusia në mënyrë të pabazë po vazhdon të akuzojë Ukrainën se synon të kryejë një sulm ku synon të përdorë armë kimike ose biologjike.

“Rusia, ndoshta mund të planifikojë të përdorë armë kimike ose biologjike në një operacion me flamur të rremë”, thuhet tutje sipas ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo me siguri do të shoqërohet me dezinformata të gjera për të komplikuar atribuimin”, thekson ministria përmes një postimi në Twitter.

Ndryshe operacionet e flamurit të rremë janë ato që kryhen me qëllimin për të maskuar palën përgjegjëse për sulmin – ose për të lejuar sulmuesin e vërtetë që të fajësojë një palë tjetër.

Lajmet Inteligjenca britanike paralajmëron: Rusia ende po planifikon sulmin kimik me “flamur të rremë” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!