Ish-gazetari i Rilindjes për gazetarin që u vra në Ukrainë: Kërkonte ta quanim mik i UÇK-së

Behar Zogiani, ish-gazetar i “Rilindjes”, ka folur për gazetarin amerikan, Brent Renaud, i cili u vra në Ukrainë, për të cilin ai thotë se ai e ka njohur nga afër.

“Ka qenë një nga njerëzit më të qetë që i kam njohur, gjatë gjithë karrierës në gazetari. Zakonisht  njerëzit nga terreni kanë përjetime të rënda dhe kushte të rënda të punës”, ka thënë Zogiani në Edicionin Special në Rahoveci.info.

Tutje Zogiani ka thënë se në kohën kur e ka njohur Renaud ka qenë një djalë i ri.

“Ai në atë kohë kur e kam njohur mbase ka qenë edhe shumë i ri. Ishte 26 vjeçar dhe erdhi nga New York-u me një qëllim shumë të mirë për ta ushtruar profesionin e tij si kameraman. U gjet me një ekip që ishte i kombinuar mrekullueshëm dhe ka qenë njeri më i këndshëm që e kemi pasë në televizion. Ka qenë më i hareshmi dhe gjente gjithmonë motiv që të na argëtojë ngapak”.

“Në kasketën e tij të njohur e mbante edhe simbolin e UÇK-së dhe ai gëzimin më të madh e përjetonte kur e merrte një simbol dhe kërkonte që ta quajmë miku i UÇK-së”, tha ai.

Ndryshe Brent Renaud, u bë i pari gazetar i huaj që ka humbur jetën duke mbuluar luftën në Ukrainë.

 

 

 

Lajmet Ish-gazetari i Rilindjes për gazetarin që u vra në Ukrainë: Kërkonte ta quanim mik i UÇK-së >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!