Krasniqi për Kurtin: S’është normale, sillet sikur s’po ndodh gjë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të përmirësuar gjendjen e qytetarëve të prekur nga rritja e çmimeve.

“Nuk është e arsyeshme që qeveria të sillet si spektator. Kryeministri i Kosovës është një spektator në krizat, me të cilat po e ballafaqon qytetarin e Kosovës që nga viti i kaluar. Kështu ka qenë në rastin e krizës së pandemisë, kështu ka qenë pastaj me krizën e energjisë, tash është njëjtë me rritjen e krizës së rritjes së çmimeve dhe këto janë probleme, të cilat e atakojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe familjeve kosovare”.

“Nuk është normale që një kryeministër që ka përgjegjësi me udhëheqë vendin me u sjellë sikurse asgjë s’po ndodh”, ka deklaruar ai në T7.

Lajmet Krasniqi për Kurtin: S’është normale, sillet sikur s’po ndodh gjë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!