Liga e Kampionëve rikthehet me dy takime që nuk e zgjidhën dilemën e fituesit nga sfidat e para

Liga Kampionëve, rikthehet për të përfunduar fazën e 1/8 e finales, me disa mjaft interesante.
Derisa Liverpooli, Real Madridi, Manchester City dhe Bayern Munichu e kanë siguruar kalimin në çerekfinale, janë edhe katër ekipe të tjera që synojnë kalimin në këtë fazë.
Përballja më interesante e kësaj mbrëmje, është ajo në mes të Manchester United dhe Atletico Madridit që luhet në Old Trafford.
Takimi i parë në Spanjë përfundoi 1-1 dhe nga ajo paraqitje, Djajtë e Kuq shihen si favoritë, pasi ofruan më shumë nga loja e tyre – por që asgjë nuk mund të parashikohet.
Një takim mjaft simpatik është edhe ai në mes të Ajaxit dhe Benfikës që luhet në Johan Cruijff Arena, e takimi i parë ka përfunduar 2-2.
Që të dy këto takime, fillojnë në ora 21:00. /Rahoveci info/
Lajmet Liga e Kampionëve rikthehet me dy takime që nuk e zgjidhën dilemën e fituesit nga sfidat e para >> Rahoveci info.