Qalaj e Kusari-Lila përplasen për çmimet dhe arrestimet e fundit

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes se sot në debatin parlamentar minimizuan krizën e ekonomike në vend me rritjen e çmimeve, duke u lavdëruar me arrestimet e fundit të disa policëve.

Ndaj tij, ka reaguar ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, e cila tha se ish-drejtorit të policisë duhet t’i vijë keq për keqinterpretimet që sipas saj ai është duke i bërë.

“Sot pati shumë abuzime dhe referencë në fjalimin tim, me tendencë për t’u abstrahuar kinse nuk e përmenda se jemi në krizë. Në krizë jemi, e përmenda por gjithashtu në mes çka ju harruat ishin të gjitha veprimet dhe aksionet e qeverisë që ju nuk i merrni parasysh”.

“Qalaj si një ish-drejtor i policisë në Kosovë do të duhej ta vlerësonte këtë aksion, si e para, dhe si e dyta të keni mundësi të bëni lidhshmërinë midis kontrabandës, korrupsionit, për të cilin dyshohen mbi 50, dy shefa të pikave doganore dhe zhvillimeve ekonomike për brenda. Përderisa gjithashtu deklaroni çka kërkojnë policët në depot e kompanive ushqimore”, wshtw shprehur Kusari-Lila, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se nw momentin kur gjinden 100 mijw litra vaj pa dokumente tw origjinës, aty duhet tw shkojw Policia e Kosovws, sepse sipas saj wshtw procedurw penale.

Deputeti Qalaj iu kundërpërgjigj Mimoza Kusari-Lilës, duke i thënë se Qeveria nuk ka asnjë meritë për arrestimin e policëve të dyshuar për korrupsion.

Meritë për këtë, ai tha se kanë inspektorati policor dhe prokuroria, si dy institucione të pavarura.

“Nuk e keni kuptuar reagimin tim në lidhje me arrestimin e policëve, unë vetëm thash që çfarë roli ka qeveria në arrestimin e atyre policëve dhe e përgëzova Inspektoratin Policor, Prokurorinë e Shtetit, por asnjë meritë nuk e ka kjo qeveri për atë punë”.

Është punë e organeve të pavarura të hetuesisë, në këtë rast e inspektoratit dhe prokurorisë. Dhe e dyta kurrë nuk është punë e krimeve ekonomike për të shkuar për të kërkuar mallra nëpër depo, është punë e inspektoratit, ATK-së, doganës, por jo e krimeve ekonomike”

“Më tregoni cili nen ose ligj e detyron policinë e krimeve ekonomike për mallra të cilat janë e inspeksioneve, e kurrë e policisë. Policia mund të shkojë në mbështetje, por jo polica të shkojë të konfiskojë”, tha Qalaj.

Lajmet Qalaj e Kusari-Lila përplasen për çmimet dhe arrestimet e fundit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!