Arrestohet Agim Ademi

Është arrestuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Burime të sigurta të Klankosova.tv bëjnë me dije se Ademi është arrestuar këtë të mërkure.

Kujtojmë se gjatë ditës u raportua se kryetari i FFK-së Agim Ademi, e ka sulmuar fizikisht drejtorin për marrëdhënie me jashtë brenda FFK-së, Artan Govorin.

Por, një gjë të tillë, Ademi e demantoi lajmin ku tha se një gjë e tillë është e pavërtetë.

“Nuk është aspak e vërtetë ajo që po aludohet për ekses dhe për asnjë prekje fizike, thjesht ishte një debat për punët e përditshme në federatë. Për këtë ka dëshmitarë brenda federatës”, ka shkruar Ademi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, arsyeja e sulmit, sipas Govorit, është një fotografi ku ai shihet me një ish-punëtor të FFK-së, e për të cilën fotografi thuhet se është bërë nga njerëzit e Agim Ademit.

“Pra,dikush nga personat të cilët i paguan Agim Ademi bënë këtë foto dhe ja dërgon Agim Ademit,pastaj ai (Agim Ademi) ma dergon mua (si një dëshmi që kinse unë po takohem me kundërshtar të tij)”.

“Kjo dëshmon që ne jemi të privuar nga liria e  lëvizjes edhe jashtë institucionit ku punojmë,ndërsa brenda institucionit jemi të nënshtruar ndaj anarkisë totale të Agim Ademit”, ka shkruar Govori në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Arrestohet Agim Ademi >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!