BE-ja thotë se kurrkush nuk guxon ta prekë Ballkanin (VIDEO)

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, me vizitë në Sarajevë, përmbylli turneun e tij vizitues në Ballkanin Perëndimor.

“Dua të dërgoj porosi të qartë për të gjithë ata që duan ta destabilizojnë Evropën dhe në veçanti ata që duan ta prekin paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Misioni “Althea” është gati të mbroj paqen dhe stabilitetin në këtë vend” tha Borrell, nga baza ushtarake ku qëndrojnë ushtarët e forcës paqeruajtëse “EUFOR”

Edhe nga Bosnjë Hercegovina, sikur më parë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut, Borrell foli për sulmin ushtarak që Rusia po i bënë Ukrainës.

“Ne po përjetojmë bombardimet dhe shkatërrimet. Ushtria ruse po bënë luftë kundër Ukrainës demokratike dhe në po përjetojmë diçka që e mendonim të pa mundur. Këtu në Bosnjë lufta në Ukrainë risjellë dhimbjet e luftës që përfshiu Ballkanin në të 90-ta”.

Pasdite në selinë e BE-së në Sarajevë, Borrell mbajti takim me shefat e partive kryesore të Bosnjës. Ky vend  tash e sa vjet e ka dorëzuar aplikimin dhe pret marrjen e statusit-kandidat për hyrje në Union.

Lajmet BE-ja thotë se kurrkush nuk guxon ta prekë Ballkanin (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!