Kërcënohet Ardian Gjini, “mysafiri” s’arriti ta prekë as me dorë (VIDEO)

Një person ka kanosur kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, paraditen e së hënës.
Rahoveci.info mëson se motivi i kësaj ka të bëjë me një vendim për heqjen e një kioske në qendër të qytetit, që ka ndodhur kohë më parë.
Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar një person, ndaj të cilit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Kryetari, përmes një postimi në rrjete sociale, ka sqaruar rastin, ku ka thënë se një person ka ardhur në objekt duke bërtitur e kërcënuar e më pas ka theksuar se për këto vepra ndaj personave zyrtarë duhet të veprojë ligji.
Lajmet Kërcënohet Ardian Gjini, “mysafiri” s’arriti ta prekë as me dorë (VIDEO) >> Rahoveci.info.