Mashtroi qytetarët me çmime të ndryshme në raft e arkë, dënohet me 1000 € një subjekt afarist në Rahovec

Një subjekt afarist në qytetin e Rahovecit është dënuar me 1000 €.
Kjo u konfirmua nga Drejtoresha për Punët Inspektuese, Nora Boshnjaku, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell Rahoveci.info.
Në njoftim thuhet se subjekti afarist kishte mashtruar me dy produkte, duke u vënë çmim më të ulët në raft, e më të lartë në arkë.
Tutje, qytetarët janë inkurajuar që t’i raportojnë këto raste sa më shpejt të jetë e mundur.