Rrahje në FFK, Agim Ademi dyshohet se sulmoi punëtorin e Federatës

Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dyshohet se ka sulmuar fizikisht punëtorin e Federatës, Artan Govorin, gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

Zgjedhjet e ardhshme në FFK po shënohen me tensione të mëdha.

Gjatë ditës së sotme, kur Gramoz Vokrri ka deponuar nënshkrimet për kandidat për kryetar të FFK-së, ka ardhur edhe eksesi i parë.

Punëtori i FFK-së, Arton Govori thuhet se është sulmuar nga kryetari aktual i Federatës, Agim Ademi.

Rastin për media  e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës me anë të zëdhënëses Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së”.

“Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artan Govori

 

Lajmet Rrahje në FFK, Agim Ademi dyshohet se sulmoi punëtorin e Federatës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!