Zelensky thotë se negociatat në bisedimet e paqes ‘duken më realiste’ (VIDEO)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka treguar se ka progres në bisedimet e paqes, pas raundit të negociatave të së martës.

Në një video fjalim të mbajtur mbrëmë vonë, Zelensky zbuloi se “pozicionet në negociata tashmë duken më realiste”.

Por ai shtoi se “duhet ende kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”.

Bisedimet midis negociatorëve ukrainas dhe rus do të vazhdojnë më vonë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky do t’i drejtohet gjithashtu Kongresit amerikan gjatë ditës së sotme.

 

Lajmet Zelensky thotë se negociatat në bisedimet e paqes ‘duken më realiste’ (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!