Dalin përgjimet, Elsa Lila: Këtu është si në Shqipëri, njerëzit shiten

Ishte ajo që mbante “Kutinë e Babagjyshit”. Një arkë e fshehur ku kishte para nga banda.

Nga “këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri” në vitin 1999 në dy pjesëmarrje në Sanremo (2003 dhe 2007) deri te arrestimi për drogë.

Elsa Lila 41 vjeçe, me origjinë nga Tirana, vajza e muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i popit dhe tashmë në burg.

Tetë persona të tjerë përfunduan në qeli, tre të tjerë mes të cilëve kreu i bandës shqiptare, Arindi Boci, i njohur si “Rindi”, janë arratisur.

Për ata që duan ta dinë, Lila ishte kontabilistja e grupit. Tani për tani nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me drogën (veçanërisht hashashin dhe marihuanë), por gjyqtari e konsideron atë plotësisht “pjesëmarrëse” dhe “person të besuar” të Bocit, të cilit i ofroi shtëpinë e saj në verën e vitit 2019 për t’u fshehur nga policia.

“Shko, shko atje, ndërro vend” ajo rrëfen se nuk i frikësohet policisë në rast kontrolli “por hajdutëve”, që mund të kishin vjedhur “kutinë” me paratë që ishin.

Dhe pikërisht për policinë dhe për mundësinë e ryshfeteve, këngëtarja i ka të qarta idetë.

“Askush nga shteti nuk vjen të më kontrollojë, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Në një rast më vendosën një gjobë dhe më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta verifikonin. Sepse këtu është si në Shqipëri, të duhet një mik ose lidhje me shtetin, kushdo që të jetë në qeveri të duhet të gjesh një mënyrë sepse edhe këtu njerëzit shiten”, është dëgjuar të thotë në një përgjim këngëtarja 40-vjeçare./21Media

Lajmet Dalin përgjimet, Elsa Lila: Këtu është si në Shqipëri, njerëzit shiten >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!