Lekaj: Qeveria në gjumë dimëror, të subvencionohen artikujt ushqimor

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit, duke shkaktuar krizë për qytetarët.

Sipas Lekajt, Qeveria Kurti është në gjumë dimëror në vend se të marrë masa për subvencionimin e artikujve ushqimor.

“Sa i përket invazionit rus në Ukrainë mendoj që ka ndikuar mjaft edhe në ekonominë e Kosovës meqë kemi pasur importet nga shteti ukrainas sidomos në drithëra dhe derivate të naftës dhe kjo ka ndikuar dukshëm edhe në ngritjen e çmimeve. Qeveria po duket që është në gjumin dimëror dhe fare nuk ka marrë masa për subvencionimin”.

“Do të ketë ndikim mjaft të madh në ekonominë e vendit dhe mendoj që Qeveria duhet që urgjentisht të marrë masa në politikat fiskale e sidomos në pako për subvencionim të artikujve bazik ushqimor”.

Kur foli për situatën politike Lekaj theksoi se Serbia mund t’i mbajë zgjedhjet duke u bazuar në ligjet e Kosovës.

“Qëndrimi i AAK-së është të bazohet në ligjet e Kosovës. Së pari Serbia duhet ta njohë realitetin e ri dhe të kërkojë që zgjedhjet të mbahen sipas ligjeve të Kosovës dhe në asnjë mënyrë tjetër”.

“Prandaj AAK-ja do të mbështes Qeverinë sikurse për referendum nëse ka qëndrim të njëjtë. Është e lejuar të mbahen zgjedhjet në bazë të ligjeve të Kosovës nëpër ambasada por së pari Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet”, ka thënë Lekaj./EO/

Lajmet Lekaj: Qeveria në gjumë dimëror, të subvencionohen artikujt ushqimor >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!