Lirohet kryetari i Melitopolit, u shkëmbye me nëntë ushtarë rusë

Kryetari i komunës së Melitopolit, Ivan Federov, është liruar nga paraburgimi nga forcat ruse, si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve, ka bërë të ditur Qendra e Ukrainës për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit.

Federov i cili u rrëmbye nga forcat ruse më 11 mars, u lirua pasi ai u këmbye me nëntë ushtarë rusë tw cilwt ishin kapur robw nga ushtria ukrainase, të lindur mes vitit 2002 dhe 2003, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Lajmin për lirimin e Federov, e ka bërë të ditur edhe vetë Zelensky, i cili tha se ushtria ruse tentoi që ta bindte Federovin që të bashkëpunonte me ta, por ai refuzoi.

“Më në fund ia dolëm ta lirojmë nga robëria kryebashkiakun e Melitopolit. Ivan Fedorov është i lirë. Unë fola me të sot. Ushtria ruse e rrëmbeu atë më 11 mars, duke u përpjekur ta bindte të bashkëpunonte. Por njeriu ynë rezistoi. Ai nuk u dorëzua. Ashtu siç nuk dorëzohemi asnjëri prej nesh, sepse ne jemi ukrainas dhe ne gjithmonë mbrojmë të drejtat tona.”

Lajmet Lirohet kryetari i Melitopolit, u shkëmbye me nëntë ushtarë rusë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!