Ministri polak e quan Putinin “kriminel të luftës”

Zëvendësministri i jashtëm polak, Marcin Przydacz, ka thënë se bombardimi i teatrit në Mariupol është një tjetër shenjë se forcat e presidentit rus Vladimir Putin po përdorin taktika më brutale.

Przydacz ka thënë se pajtohet me deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden, i cili liderin rus e ka quajtur si “kriminel lufte”.

“Për mendimin tim plani fillestar ishte të shkatërronte infrastrukturën ushtarake”, ka thënë Przydacz në një intervistë për BBC.

“Kremlini besonte se qeveria e Ukrainës do të zhdukej disi. Por, nuk doli kështu. Ukrainasit janë shumë të guximshëm dhe janë duke e mbrojtur tokën dhe vlerat e tyre, demokracinë e tyre, si dhe vendin që kanë ndërtuar në 30 vjetët e fundit. Kështu që tani Putin vendosi të godasë infrastrukturën civile”.

“Dhe çfarë është më e keqja, unë kam parë  të vendosur një fotografi që ishte rreth këtij teatri, dhe tregonte se brenda kishte fëmijë. Kjo nuk e ndaloi Putinin ta bombardonte këtë dhe është me të vërtetë, siç e quajti Presidenti Biden, ai është krimineli i luftës”.

Lajmet Ministri polak e quan Putinin “kriminel të luftës” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!