Osmani: Rusia mund të nxitë tensione në Ballkan për ta shpërqendruar vëmendjen nga Ukraina

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për mediumin britanik “Chanel 4 News” ka komentuar situatën e luftës në Ukrainë, dhe mbështetjen që Kosova e ka dhënë ndaj popullit ukrainas.

Osmani tha se ajo çfarë bota po sheh në Ukrainë është pikërisht ajo se çfarë populli i Kosovës ka parë dhe përjetuar në vitin 1998-99.

“Ajo çfarë po shohim është pikërisht ajo se çfarë kemi përjetuar në vitin 1998-99 kur Kosova dhe populli i saj kanë qenë viktima të gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Dhe, fatkeqësisht kjo situatë nuk po përmirësohet”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

E para e shtetit tha se Kosova jo vetëm që u solidarizua me Ukrainën, por u bë edhe shteti i parë në rajon që iu bashkua sanksioneve të BE-së dhe ShBA-së karshi Rusisë, teksa përmendi edhe gatishmërinë për të strehuar dhe ndihmuar refugjatët dhe gazetarët ukrainas.

Tutje, Osmani tha se përderisa Serbia ka zgjedhur që të qëndrojë me Rusinë duke mos i vënë sanksione, mund të ketë përpjekje që t’i vazhdojë politikat e saja hegjemonike që ndërlidhen me “Serbinë e Madhe”.

“Kjo është duke reflektuar kërcenim tek ne në dy aspekte. E para është se ka shqëtësim në rritje në rajonin tonë se Rusia mund të përpiqet që të nxitë tensione dhe konflikte në regjionin tonë dhe ta shpërqendrojë vëmendjen  e NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtarë përderisa lufta në Ukrainë është duke vazhduar”.

“Dhe së dyti mund ketë përpjekje nga Serbia si aleati kryesor dhe përfaqësuesja e vetme e Rusisë në rajon që ta vazhdojnë tutje me politikat e tyre hegjemonike që ndërlidhen me nocionin e Serbisë së Madhe”, ka thënë Osmani, njofton Klankosova.tv.

Ajo tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke luajtur sipas rregullave të “librit të Putinit”.

Lajmet Osmani: Rusia mund të nxitë tensione në Ballkan për ta shpërqendruar vëmendjen nga Ukraina >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!