Prokuroria jep detaje për oficerin korrektues që u arrestua dje

Oficeri i lartë korrektues, B.R. në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, është arrestuar dje për veprën penale marrje e ryshfetit.

Në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit thuhet se personi në fjalë dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.

“Me aktvendim të prokurorit, i pandehuri është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

 

Lajmet Prokuroria jep detaje për oficerin korrektues që u arrestua dje >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!