Rritja e çmimeve, 34.5% mendojnë se Qeveria Kurti s’po bën maksimumin

Të gjithë jemi dëshmitarë që si pasojë e luftës në Ukrainë po kemi kriza dhe rritje të çmimeve.

34.5 % e të anketuarve në hulumtimin e opinionit publik të realizuar nga PIPOS, të prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës, mendojnë që qeveria nuk po e bën maksimumin për këtë çështje.

29.8% e 1050 respondentëve janë përgjigjur duke thënë që qeveria po bën maksimumin në këtë situatë, 19.2% thonë që “sjellja e qeverisë është katastrofike”, ndërsa 8.7% kanë tjetër mendim.

7.8% kanë refuzuar të përgjigjen.

 

 

 

Lajmet Rritja e çmimeve, 34.5% mendojnë se Qeveria Kurti s’po bën maksimumin >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!