Sadriu thotë se presidentja Osmani termin “kriminel lufte” për Putinin e përdori e para

Prindon Sadriu, i cili është bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Omsani, ka thënë se kjo e fundit, termin “kriminel lufte” për presidentin rus, Vladimir Putin e përdori e para.

Sadriu shkroi se pas Osmanit, të njëjtin term për Putinin e përdoren më pas edhe presidenti i ShBA-ve, Joe Biden e sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss.

“8 mars 2022, Presidentja Vjosa Osmani: ‘Putini është kriminel lufte’

15 mars 2022, Presidenti Biden: ‘Putini është kriminel lufte’

17 mars 2022: Sekretarja e jashtme britanike Liz Truss: ‘Kemi prova shumë të forta që Putin ka kryer krime lufte’”, shkroi Sadriu, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se më 8 mars, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë protestës që u mbajt në Prishtinë kundër luftës në Ukrainë, tha se janë bashkuar për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën, në krye me siç e quajti ajo, kriminelin Putin.

“Jemi bashkuar botës demokratike jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën por edhe për të kërkuar përgjegjësi për krimet qe po i kryen krimineli i luftës, diktatori Putin”, ishte shprehur Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, dy ditë më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përpara gazetarëve tha se “unë mendoj që ai është një kriminel lufte”, përcjell Klankosova.tv.

Lajmet Sadriu thotë se presidentja Osmani termin “kriminel lufte” për Putinin e përdori e para >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!