Çitaku përsërit se është e gatshme të ndihmojë në dialog: Ia kemi borxh Kosovës dhe jo Kurtit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po tregon konsistencë në raport me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha po ashtu se edhe për dialogun është një moment i rëndësishëm, pas të gjitha zhvillimeve në botë, por se qeveria s’po bën hapa në këtë drejtim.

“Fillimisht është thënë se dialogu nuk është prioritet fare, më pas është thënë se nuk do të hyhet në dialog me Serbinë pa kërkimfalje, pastaj është thënë se është prioriteti i shtatë, i katërt e kështu me radhë. Në disa çështje duhet të jemi më seriozë, sidomos në procese në të cilat jemi të përfshirë bashkë me aleatët tanë”.

“Unë nuk po shoh hapa, me keqardhje po e them, sepse ne së paku në politikën e jashtme duhet të kemi një konsensus shoqëror dhe politik dhe ne si PDK ia kemi bërë të qartë qeverisë që jemi në gjendje të japim të gjitha resurset tona njerëzore dhe njohuritë që kemi në këtë proces për të ndihmuar”.

Madje, e dyta e PDK-së në “Info Magazine” të Klan Kosovës ka përsëritur se është e gatshme që të ndihmojë qeverinë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – ani se është në opozitë.

Kjo tha se nuk do të përfshihej në dialog për shkak të Albin Kurtit ose dikujt tjetër, por vetëm për shkak të Kosovës.

“Ne jemi shërbyes publikë edhe si përfaqësues të opozitës, sepse edhe opozita është pjesë e sistemit. Ne ia kemi borxh Kosovës dhe jo Albin Kurtit, sepse thënë të drejtën ka lënë shumë pak hapësirë për vullnet të mirë. Ne kemi detyrim ndaj vendit tonë dhe unë jam e gatshme, e kam thënë edhe më herët dhe po e them sërish”.

Më vjen shumë keq që kryeministri i Kosovës ende nuk e ka vizituar Washingtonin. Duhet të kemi koordinim shumë më të ngushtë edhe me Brukselin edhe me Washingtoniu edhe me qendrat e tjera në BE. Ka mbi një dekadë që jemi në dialog dhe duhet të jemi të vetëdijshëm që asnjëherë nuk do të arrijmë t’ia mbushim mendjen Serbisë, mirëpo duhet të bindim partnerët tanë, Washingtonin dhe Brukselin, dhe duhet të kemi një ofertë tonën për përmbylljen e këtij procesi. Dialogu nuk është “Big Brother” dhe nuk po them që kryeministri me hy live dhe me na njoftu të gjithëve”.

Lajmet Çitaku përsërit se është e gatshme të ndihmojë në dialog: Ia kemi borxh Kosovës dhe jo Kurtit >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!