Gjobiten gratë që marshuan për gratë, më 8 mars (VIDEO)

Kolektivi “Marshojmë S’festojmë”, është gjobitur nga Policia e Kosovës në lidhje me aktivitetin e 8 marsit.

Sipas aktivistëve, nuk i është dhënë arsyetim i detajuar, por vetëm se është për kundërvajtje.

Në marshin për ditën e gruas, aktivistët kishin gjuajtur ngjyrë në objektet e insitucioneve të drejtësisë, e poashtu kanë lënë mesazhe për neglizhencën që i akuzuan se këto organe rendi i kanë ndaj rasteve të dhunës që shkaktoi vrasje të grave, njofton Rahoveci.info.

Gjoba po vlerësohet si hakmarrje ndaj këtij aktiviteti dhe thirrjeve që u bënë, ku u përfshinë edhe policia që u llogaritën përgjegjës për rastet e shumta të vrasjeve të grave.

Në polici nuk kanë kthyer përgjigjje gjatë pasdites për arsyet e kësaj gjobe.

 

Lajmet Gjobiten gratë që marshuan për gratë, më 8 mars (VIDEO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!