Gresa Bakraqi përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Botëror të Atletikës

Sporti i Atletikës ka thyer barrierat pasi ka arritur të paraqitet në Kampionatin Botëror të Sallës, që po mbahet në Beograd të Serbisë.

Atletja Gresa Bakraqi u përfaqësua me inicialet KOS në fanellë, njësoj si të gjitha pjesëmarrëset tjera. Por shkaku i Kosovës organizatori dhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës, kishin marr vendim që asnjë flamur i ndonjë shteti pjesëmarrës të mos shfaqet në stadium.

Megjithatë kjo garë nuk kaloi pa u diskriminuar Kosova pasi regjia serbe, nuk shfaqi flamurin e Kosovës tek emri i garueses, por vetëm shkurtesën KOS duke vërtetuar edhe një herë se politika serbe ndikon edhe në sport.

Reagimi ka qenë i menjeherëshëm nga Komiteti Olimpik i Kosovës që së bashku me Federatën Atletike të Kosovës janë ankuarnë Federatën Ndërkombëtare të Atletikës dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Gresa garoi në 1500 metra dhe doli e 17-ta nga 19 garuese, me kohë 4 minutë e 28.40 sekonda./Rahoveci info/

Lajmet Gresa Bakraqi përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Botëror të Atletikës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!