Hidhet shorti, mësohen çiftet për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Me fillim nga ora 12:00, ka filluar hedhja e shortit për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe tashmë janë mësuar çiftet.

Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kampionëve 2021/22 është zhvilluar në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.

Klube si Manchester City, Liverpool, Chelsea, Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Munich, Benfica dhe Villarreal janë tetë skuadrat më të mira të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Ky short ka sjell takime të forta, por edhe tjera më pak të forta në letër.

Takimi më i fortë, padyshim se është ajo në mes te Chelsea dhe Real Madridi, ndërsa interesant pritet të jetë edhe mes Man Cityt dhe Atleticos.

Në çerekfinale, Bayern Munich do të ndeshet me Villarrealit, teksa Liverpooli me Benficën.

Në gjysmëfinale, fitues i takimit Benfica-Liverpool do të përballen me Villarreal ose Bayernin, ndërsa fituesi i përballjes City-Atletico do ndeshet me fituesin e takimit Chelsea-Real Madrid.

Takimet e para çerekfinale, do të zhvillohet me 5 dhe 6 prill, ndërsa ato kthyese me 12 dhe 13 prill.

Gjysmëfinalet e para, është paraparë të zhvillohen me 26 dhe 27 prill, teksa ato të dytat me 3 dhe 4 maj. Finalja me 28 maj.

Çiftet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Chelsea – Real Madrid

Manchester City – Atletico Madrid

Villarreal – Bayern Munich

Benfica – Liverpool. /Rahoveci info/

Lajmet Hidhet shorti, mësohen çiftet për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!