Kosova, vendi më i lumtur në rajon (FOTO)

Shqiptarët e Kosovës po del të jenë populli më i lumtur në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kështu thuhet në Raportin e Lumturisë Botërore, që bazohet kryesisht në vlerësimet e jetës, i bërë nga sondazhi botëror i Gallupit.

Në këtë ranglistë, Kosova renditet si e 32-ta si vendi më i lumtur në të gjithë botën, ndërsa bie në sy dallimi i “lumturisë” mes Kosovës e Shqipërisë, e cila renditet e 90-ta.

Kosova, në krahasim me vendet e rajonit është vlerësuar si vendi më i lumtur, për dallim nga Serbia, që gjendet në vendin e 43-të, Mali i Zi në vendin e 75-të dhe Maqedonia e Veriut në atë të 89-të.

Lajmet Kosova, vendi më i lumtur në rajon (FOTO) >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!