Sveçla (VV): Rama i ka bërë 206 premtime, në 100 ditët e para nuk e ka realizuar asnjë

Asamblisti i Lëvizjes Vetvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës Gëzim Sveçla, ka thënë se dështimi i kryetarit Përparim Rama, është dështim i Prishtinës.

Sveçla në Edicionin Special në Rahoveci.info tha se Rama ka bërë 206 premtime në fushatë prej të cilave në 100 ditët e para nuk e ka realizuar asnjë.

“Neve si Lëvizje Vetëvendosje nuk na gëzon dështimi i zotërit Rama. Dështimi i zotërit Rama do të thotë dështim për Prishtinën. Prishtina nuk ka kohë për të humbur”.

“Në anën tjetër ne nuk duhet të harrojmë një fakt. Zotëri Rama është kryetar i zgjedhur i cili gjatë gjithë historisë së zgjedhjeve ka bërë 206 premtime, më së shumti nga të gjithë. Për këto 100 ditë ai lëre që nuk e ka realizuar asnjë por se ka filluar asnjë projekt konkret”.

Asamnlisti i VV-së tha se 100 ditët e vitit 2013-të të ish-kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, tha se ishin më të mirat në historinë e komunës së Prishtinës.

“Tash nëse flasim për 100 ditëshin e vitit 2013-të, mendoj që ai ka qenë 100 ditëshi më i mirë që e ka pasur komuna e Prishtinës ndonjëherë, e 100 ditëshi i vitit 2017-të ka qenë vazhdimësi e punëve të vitit 2013. Megjithatë nuk mund të qëndrojë krahasimi i njëjtë për shkak të dinamikës, ngjarjeve, zgjerimi i qytetit”.

Lajmet Sveçla (VV): Rama i ka bërë 206 premtime, në 100 ditët e para nuk e ka realizuar asnjë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!