Ataku kardiak dyshohet se i mori jetën veteranit të K.F. ‘Besa’ Eroll Krasniqi

Lajm i hidhur vie sot nga futbolli pejan e kosovar.

Siç raportoi ‘Rahoveci info’ gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, futbollisti i njohur pejan i brezit të Republikës, Eroll Krasniqi është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare.

Dyshimet e para flasin për atak kardiak, të cilit veterani i K.F. ‘Besa’, Eroll Krasniqi fatkeqësisht nuk ja doli ti mbijetoj, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Kanadë, prej ku jetonte tash e disa vite.

Eroll Krasniqi ka lindur më 20 Prill të vitit 1967 në Pejë. Ishte 54 vjeçar.

Eroll Krasniqi, në fushën e gjelbërt shquhej dhe shkëlqente si mesfushor i krahut të majtë, por që i suksesshëm ishte në të gjitha pozicionet.

Me rastin e vdekjes së Eroll Krasniqit, futbolli pejan ka rënë në zi.

Brezi dhe gjenerata e të ndjerit kanë reaguar me dhembje të madhe.

Miku dhe bashkëlojtari i tij, në futbollin paralel të brezit të Republikës, ish-zv/Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, aktualisht Drejtor i ‘RADIO 1’ Arbër Grabovci e ka kujtuar me fjalë prekëse.

“Shumë i rëndë lajmi që mora për vdekjen e shokut tim të dashur Eroll Krasniqi. Koha që kaluam bashkë do të jetë i vetmi ngushëllim që më mbetet për ty miku im.”-ka shkruar Grabovci./Rahoveci info&RADIO 1/

Lajmet Ataku kardiak dyshohet se i mori jetën veteranit të K.F. ‘Besa’ Eroll Krasniqi >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!