Dhjetë civilë të vrarë në dy ditët e fundit në Kiev dhe Luhansk të Ukrainës

Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se dhjetë civilë, duke përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga bombardimet në rajonet e Kievit dhe Luhansk në dy ditët e fundit.

Shtatë civilë u vranë dhe pesë u plagosën si rezultat i një sulmi në qytetin Makariv të rajonit të Kievit, njoftoi forca policore e Rajonit të Kievit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një grua dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie që u shemb si pasojë e granatimeve në qytetin Rubizhne në rajonin e Luhansk.

Kështu bëri të ditur Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Telegram, ku u tha se edhe një fëmijë i tretë i nxjerrë nga rrënojat ishte në një gjendje të kënaqshme.

Lajmet Dhjetë civilë të vrarë në dy ditët e fundit në Kiev dhe Luhansk të Ukrainës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!