FFK me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Eroll Krasniqit

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Eroll Krasniqit.

Legjenda e Besës dyshohet se pësoi një arrest kardiak në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke ndërrua jetë në Kanada – aty ku jetonte dhe vepronte.

Përmes telegramit, FFK i ka shprehur ngushëllime familjes, por edhe atyre që e kanë njohur nga afër Krasniqin.

Më poshtë mund të lexoni pa ndërhyrje telegramin e shtëpisë së futbollit kosovar:

E nderuara Familje Krasniqi!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Eroll Krasniqi, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella për humbjen e më të dashurit tuaj dhe mikut tonë.

Kontributi i Erollit për futbollin ishte i madh dhe i vlerësuar nga të gjithë, veçmas në rajonin e Dukagjinit, ku ai spikati me lojëra atraktive në fanellën e KF Besa.

Ai u shqua për korrektësi maksimale në fushën e gjelbër, teksa në vazhdimësi kontribuoi që tek të rinjtë pejanë ta transmetojë dashurinë për futbollin.

Erolli ishte punëtor i madh sportiv, mik i jashtëzakonshëm e i respektueshëm dhe personalitet me vlera të larta, andaj si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente të vështira për ju, bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj, teksa lutemi që shpirti i tij të pushojë në paqe!/Rahoveci info/

Lajmet FFK me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Eroll Krasniqit >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!