Infermierja nga Kosova befasohet nga veterani i ushtrisë amerikane

Kosovarja Shpresa Islami, ka arritur që pas 23 vjetësh jetesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta arrij simbolikisht qëllimin që ia kishte vënë vetes nga momenti kur si 11 vjeçare ishte larguar si refugjate në vendin e largët.

Duke punuar si infermiere në një qendër mjekimi të veteranëve ushtarakë të Neë Yorkut, ku u ngarkua të ndaj vaksinat kundër COVID-19, asaj i ka rastisur t’ia jap dozën njërit prej ushtarëve amerikanë që në vitin 1999 ndërhynë për ta çliruar vendin e saj, njofton Klankosova.tv.

“Zakonisht, nuk i pyes pacientet për jetën e tyre, por krejt rastësisht u zhyta në bisedë më një veteran. Ai e përmendi Kosovën si vend ku kishte shërbyer më 1999, ndërsa më tha se ‘është një vend I vogël në Evropën Lindore, për të cilin me gjasë nuk ke dëgjuar asnjëherë’. Kur e tha ai këtë, unë u emocionova shumë. Menjëherë ia ktheva ‘Oh! Unë jam nga Kosova. Dhe isha atje më 1999. Amerikanët e evakuuan familjen time”, ka thënë Islami për Departamentin e Shtetit për Çështje të Veteranëve të ShBA.

Ajo, ka kujtuar se edhe prindërit i ishin gëzuar këtij momenti.

“Unë i thirra menjëherë prindërit e mi dhe iu thash: ‘Nuk do ta besoni. Unë sapo e takova një ushtar që kishte shërbyer në Kosovë dhe munda të bëj diçka për të. Ani se ia dhashë vetëm një vaksinë, për mua ky ishte moment falënderimi’. E babai ma ktheu ‘ E sheh? Ti e gjete mënyrën për ta kthyer të mirën, pa pasur nevojë të bëhesh ushtare”.

Në fakt, në momentin e shpëtimit nga lufta dhe nisja për SHBA, vogëlushja ishte zotuar se do të bëhej ushtare për ta dhënë kontributin e saj për Amerikën, por më vonë ishte dashuruar në profesionin e infermieres, detyrë kjo që e kishte shpënë të shërbej në këtë qendër të trajtimit të veteranëve./KLANKOSOVA.TV/

Lajmet Infermierja nga Kosova befasohet nga veterani i ushtrisë amerikane >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!