Luftimet vazhdojnë në rrugët e Mariupolit

Luftimet intensive kanë vazhduar sot brenda qytetit jugor të Mariupolit, sipas guvernatorit të rajonit Donetsk.

Qyteti i rrethuar është përshkruar si “apokaliptik” ditët e fundit, duke u përballur me granatime dhe sulme ajrore të pamëshirshme, derisa trupat ruse rrethojnë popullsinë.

Nëse Moska do të merrte kontrollin e Mariupolit, ajo do t’i siguronte presidentit rus, Vladimir Putinit një korridor tokësor për në gadishullin e Krimesë, që u aneksua nga Ukraina në vitin 2014, raporton Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

Njerëzit vetëm kohët e fundit kanë mundur të largohen nga Mariupol, megjithëse këshilli i qytetit ka pohuar se mijëra njerëz u dërguan me forcë në qytete në Rusi.

Ukraina bëri të ditur se një shkollë arti, e cila strehonte 400 njerëz, u godit nga një seri sulmesh ruse.

Moska ende nuk ka komentuar, por ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar zonat civile.

Lajmet Luftimet vazhdojnë në rrugët e Mariupolit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!